Fillimi i karrierës, Rashica: Dy ditë përpara provës në Gjermani lëndova gjurin, më la 1 vit jashtë fushave

Në emisionin Ora Verore me moderatorët Ronaldo Sharka dheAlbana Caushaj ishte futbollisti i kombëtares kosovare Milot Rashica.

Fillimisht ai foli për vështirësitë që ka kaluar në fillimine rrugëtimit të tij drejt futbollit teksa veçoi një rast e cila iu shfaq sipengesë.

Përpara se Rashica të shkonte në një klub gjerman për tuprovuar, ai pësoi një dëmtim në gju e cila e la jashtë fushave për më shumë senjë vit. Talenti kosovar u shpreh për Ora Verore se ajo i dha më shumë forcë përtë ecur përpara në karrierën e tij.

Rashica:Unë kam pasur fatin që kur fillova tëluaj, familja ime ishte në gjendje të mirë ekonomike. Prapë ka qenë e vështirë.Moment shumë i vështirë për mua ka qenë momenti që më duhej të shkoja dhe të bëjaprova tek një ekip gjerman, vetëm dy ditë para unë lëmndopva gjurin dhe kam qëndruarjashtë fushave për një vit. Kjo nuk ma ka mundësuar të transferohesha që atëvit dhe mu desh shumë kohë për tu rikuperuar por pas një të keqe vjen gjithmonënjë e mirë dhe unë u riktheva edhe më i fuqishëm.