Video/ Tirana 1-1 Bylis, bardhebultë përgatiten për ngritjen e titullit kampion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2020, 21:19
Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja e zhvilluar në Air Albania midis Tiranës dhe Bylisit.
Një ndehjse që vlente për statistika, pasi të dyja ekipet kishin siguruar objektivat e tyre.
Nga pamjet e siguruara nga 'Ora News', shihet se stadiumi Air Albania edhe pse i boshatisur prej pandemisë, po bën përgatitiet që Tirana të ngrejë titullin kampion.
Ekipi i kryeqytetit ishte shpallur fitues i kampionatit në mënyrë matematikore 2 javë më parë.
Ky ishte titulli i 25-të kampion për Tiranën.
Sezonin e ardhshëm, ekipi bardheblu do të luajë në eleminatoret e Champoions League.