Nga Milan tek Bayern Munich, Rashica: Nuk kam refuzuar asnjë ekip, po shoh mundësinë më të mirë

Tashmë futbollistët shqiptarë janë bërë të parapëlqyer ngashumë skuadra ndërkombëtare në merkato.

Një prej tyre është Milot Rashica, emri i të cilit është lakuarshumë këtë verë ku shumë skuadra kanë shfaqur interes.

Ylli kosovar ishte i ftuar në emisionin Ora Verore këtë të hënë(27 korrik) ku u shpreh se ende nuk ka një vendim zyrtar për lëvizjen e tij.

Ai thotë se aktualisht po shijon pushimet dhe se do të vendosëmë vonë për të ardhmen e tij.

Rashica:Sa herë që hapet sezoni i merkatosqarkullojnë shumë zëra. Për momentin nuk munda të bëjë diçka publike por jambisedime me shumë skuadra nga vende të ndryshme. Nuk kam se pse të nxitoj pasipër shkak të pandemisë është shtyrë me një muaj dhe merkato. Aktualisht poshijoj pushimet madje kam fikur dhe telefonin që të mos më shqetësojnë.

Gazetari dhe moderatori i emisionit Ronaldo Sharka e pyetiRashicën se ku do të preferonte të luante mes Dortmundit dhe Bayern Munich dukeqenë se të dy gjigantët gjermanë kanë shfaqur interes.

Duke i vlerësuar si skuadra, Rashica u shpreh se nuk e kavendosur ende të ardhmen e tij.

Rashica:Ka pasur shumë zëra. Ato janë dy skuadratmë të mira në Gjermani dhe ta shohim se çfarë do ndodhë. Por siç e thashë përmomentin nuk po mendoj largimin.

Dy skuadra të tjera të cilat kanë shfaqur interes për Rashicën janë Liverpool dhe Milan. Sipas medias gjermane Bulinews, Rashica i ka refuzuar ofertat e këtyre dy skuadrave pasi në lojë për të është futur skuadra e Leipzig.

Por për Ora Verore ai u shpreh se deri më tani nuk ka refuzuar asnjë prej skuadrave dhe se do të shohë se kush është më e përshtatshmja për të.

Rashica: Unë nuk kam refuzuar asnjë skuadër deri mëtani, por siç e thashë edhe më herët do të vendosim më vonë se ku do tëtransferohem. Do të shoh unë dhe agjenti im se ku është mundësia më e mirë sinjë hap shumë i mirë për mua.