Hidi, portieri “snajper” nga 11 metërshi, batuta e Tufës: Ka shënuar më shumë gola se Solomon

I ftuar në emisionin Ora Sport për herëtë parë ishte portieri veteran i Bylisit, Isli Hidi i cili ka treguar se ka mëshumë aftësi përveçse asaj që të presë topa.

Ai është shumë i saktë në gjuajtjetnga 11 metërshi ndaj dhe skuadra ballshiote i ka “dhuruar” jo pak gola nga pikae bardhë. Hidi tregoi në Ora Sport se si e kanë marrë vendimin që ai tëekzekutojë penalltitë.

Isli Hidi:Këtë përgjegjësi e morëm këtë vit meskuadrën e Bylisit. Ka qenë një vendim i momentit dhe falenderoj me klubin.Mendoj se ja kemi dalë dhe ja shpërbleva edhe duke shënuar dhe duke mbrojtur.Kur shkova ditën e parë në stërvitje me ekipin, pas stërvitjes bëmë disagoditje nga penalltia. Disa lojtarë dolën huq, ndërsa unë fatmirësisht shënova.Nuk marr ndonjë premio për golat.

Ndërkohë me batutë, gazetari BashkimTufa u shpreh se Hidi mund të jetë golashënuesi më i mirë në Shqipëri në roline një portieri dhe se ka shënuar madje dhe më shumë gola se sa sulmuesi iPartizanit, Solomon.

Tufa:Golashënuesi më i mirë i historisëshqiptare. Ka shënuar më shumë se Solomon. Nëse në futbollin e sotëm, një rol qëka ndryshuar shumë është portieri. Portieri di të luajë si futbollist. Përveçserolin e portierit, ata dinë të luajnë dhe me këmbë.