Sulçe me kritika: Tirana duhet tu rinovojë kontratat lojtarëve, Ngoo nuk ka, Cobinah e kërkojnë në Greqi
Kryeredaktori i sportit në RTV Ora,Altin Sulçe është shprehur me kritika ndaj kontratave të lojtarëve të Tiranës.
I ftuar në Ora Sport ai shprehet se njëekip kampion nuk mund të lërë pa rinovuar kontratat e lojtarëve të rëndësishëmnë skuadër pasi ato mund të largohen.
Sulçe:Këto që ndodhin këtu nuk ndodhin në asnjëvend. Tirana është ekipi kampion dhe gjysma e skuadrës është për rinovimkontrate. Këtu nuk kemi investime afagjata. Jashtë vendit ke dhe 2 vite tëmbetura dhe Presidenti të thotë për të rinovuar. Kurse tek ne presim të mbarojëkampionati, ulemi për kafe, mbase e firmosim, mbase e gjejmë. Nuk ndodh kjo nënjë ekip në vend të parë. Vetëm në Shqipëri gjen lojtarë të lirë. Sepse politikae klubeve është e tillë. Nuk po flas për Egbo por të paktën Ngoo që ështëlojtari kryesor i ekipit, nuk ka kontratë. Cobinah e kërkojnë në Greqi. Nëse tie lë për në momentin e fundit ai të kërkon më shumë lekë se thotë do iki se mëkërkon tjetri. Politka e klubit nuk duhet ta lirojë lojtarin. Doka iku nëKroaci dhe nuk arkëton asnjë lek për klubin ndërsa Uzuni iku nga Laçi dhe arkëtonlekë. Ne jemi një vend i vogël dhe vetëm me këtë mënyra mund të investojmë dhetë kemi të ardhura të mira. Kontratat që bëhen në ekipet shqiptare janëaprofesionale.