Deliu: Uzuni është model, akademitë e futbollit duhet të prodhojnë shembuj të tillë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2020, 23:25
I ftuar në Ora Sport, ish futbollistii Dinamos, Bashkim Deliu ka evidentuar nevojën e akademive shqiptare tëfutbollit për të prodhuar futbollistë kualitativë.
Për këtë rast ai mori shembullin eMyrto Uzunit i cili ka arritur të zhvillohet shumë në karrierë. Deliu shprehetse akademitë duke funksionuar mirë, krijojnë të ardhme të mirë për futbollistët.
Deliu:Është modeli i një futbollisti i dalë ngaakademia shqiptare. Dhe të gjithë akademitë duhet të marrin shembuj për të prodhuar tëtillë futbollistë duke filluar nga elita, Partizani, Dinamo dhe ekipe të tjera.Gjithashtu edhe klubi të marrë të ardhura. Gjithashtu të funksionojnë të gjithaakademitë mbi baza institucionale, ne do të kemi të ardhme për këta futbollistë.