Kalimi në kombëtaren e Kosovës, Rashica: Vendimi më i mirë i karrierës time, e kam pasur "borxh" për të luajtur për të
Futbollisti i kombëtares kosovare, Milot Rashica duket senuk është penduar aspak për kalimin e tij nga kombëtarja shqiptare tek vendi itij.
Në një intervistë për emisionin Ora Verore në RTV Ora, ai ushpreh se është vendimi më i mirë që ka marrë në karrierë dhe se e ka pasur një"detyrim" moral për t'iu bashkuar duke qenë se ai është rritur nëKosovë.
Rashica:Vendimi për t'iu bashkuar Kosovës nuk kaqenë një vendim kundër Shqipërisë. Ka qenë një vendim për të ndihmuar Kosovënpasi ka qenë në hapat e parë të saj të formimit dhe ka pasur një nevojë tëmadhe. Unë jam lindur dhe jam rritur në Kosovë dhe në njëfarë mënyre ja kampasur borxh asaj për të luajtur për të. Nëse nuk do të kthehesha unë aty, kushdo ta bënte. Është një prej vendimeve më të mira që unë kam marrë deri më taninë karrierën time dhe shpresoj të vazhdojë e tillë.
Gjithashtu ai foli për ëndrrën europiane të Kosovës teksashpreson tek kualifikimi në kampionatin europian.
Rashica:Kemi përpara vetes dy ndeshje tepër të rëndësishme.Në kombëtare ne kemi kualitet dhe jemi një grup shumë i mirë. Kalojmë shumë mirëme njëri-tjetrin si në fushë ashtu dhe jashtë saj. Gjithashtu kemi tifozë që nambështesin dhe pse jo duam ta bëjmë ëndrrën realitet.