Tirana ngre sot kupën e kampionëve, ndeshja e fundit e Superligës me Bylisin pa tifozë
Tirana do të marrë sot zyrtarisht titullin kampion, për të 25-ën herë. Bardheblutë triumfojnë pas 11 vitesh dhe fatkeqësisht nuk do të mund të festojnë me tifozët e tyre, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Klubi bardheblu ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë organizimpër titullin, për momentin.
Mbrëmjen e sotme në orën 19:00 do të jetë përballja e fundite kampionatit KF Tirana- KF Bylis. Ndeshja do të luhet në “Air Albania” papraninë e tifozëve, sipas protokolleve përkatëse dhe rregullave të vendosuranga Ministria e Shëndetësisë.
Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e renditdhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, dukesynuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin egrumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionitCOVID-19.
Në kuadër të këtyre masave të parashikuara informojmëqytetarët e Tiranës se:
• Do të lejohen të futen në stadium vetëm ata persona tëcaktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin endeshjeve të futbollit”.
• Nuk do lejohen grumbullime të tifozëve në sheshe apo nëambientet përreth. Në rast grumbullimi Policia do të ndërhyjë për shpërndarjene tyre.
Gjithashtu do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore,në të cilat nuk do lejohen të lëvizin as mjetet dhe as këmbësorët.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00deri në përfundim të aktivitetit, janë:
- Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “DervishHima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi merrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi“Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “NënëTereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për tëevituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në orarete caktuara.
Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitettë protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.