Krasniqi: 82% e qytetarëve kërkojnë lista të hapura apo mazhoritar, duan ndryshim sistemi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2020, 22:09
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço, politologu Afrim Krasniqi tha se në një sondazh të bërë nga ISP, 82% e qytetarëve kërkojnë lista të hapura apo mazhoritar, pra ndryshim sistemi.
Krasniqi: Nënjë sondazh që ne kemi bërë para ca ditësh mbi perceptimin publik 82 % eqytetarëve kërkon lista të hapura apo mazhoritar, pra, ndryshim sistemi, mekonceptin që ka prekur fundin përfaqësimi politik.
Shumica e tyre nga pyetjet nuk e kuptojnë sistemin e ri, por duan ndryshim. Ky është një mesazh që duhet të shkojë te politikanët. Kemi bërë pyetjet për koalicionet dhe kemi parë që më shumë është një hendek minimal ideologjik sepse diferenca mes palëve është shumë e vogël dhe nuk e kuptojnë njerëzit e cila është hilja elektorale.