Zvicra jep grantin prej 1.3 mln € për rehabilitimin e shtëpive në Shijak dhe Kurbin

Qeveria zvicerane ka akorduar një grant prej 1.3 milionë euro për rehabilitimin e shtëpive.

Në njëmarrëveshje qeverinë shqiptare granti do të shkojë në dobi të rehabilitimit tështëpive për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Shijak dhe Kurbin.

Marrëveshjau miratuan në prani të Ministrit të Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj dheAmbasadorit zviceran Adrian Maître.

“Zvicra qëndron përkrah Shqipërisëpas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Qeveria zvicerane u zotua për mbi 10 milionfranga zvicerane – mbi 9 milionë Euro – për të ndihmuar përpjekjet e Shqipërisëpër rindërtim. Si pjesë e këtij zotimi, marrëveshja e sotme do të bëjë tëmundur rehabilitimin dhe përmirësimin e kushteve të banimit për rreth 560familje. Në fund të këtij projekti, unë shpresoj që jetët e shumë njerëzve tëjenë kthyer në normalitet, dhe madje të jenë përmirësuar!”, - tha Ambasadori zviceranAdrian Maître gjatë nënshkrimit.

“Më lejoni të shpreh në emër tëqeverisë dhe popullit shqiptar mirënjohjen për mbështetjen e rëndësishme qëQeveria e Zvicrës i dha vendit tonë menjëherë pas tërmetit të 26 Nëntorit tëvitit të shkuar. Falënderoj Ambasadorin, qeverinë e tij dhe popullin zviceranqë edhe sërish u gjendën pranë nesh, popullit shqiptar dhe familjeve të prekuranga tërmeti, me këtë kontribut bujar që shkon mbi 9 milion Euro dhe me pjesën eparë prej 1.3 milion Euro”, - tha Ministri i Shtetit për Rindërtimin, ArbenAhmetaj.

Paratëdo të përdoren nga familjet drejtpërdrejt për të kryer punime rinovuese mendërmjetësimin e Ministrit të Shtetit për Rindërtim dhe administratës sëbashkive.

Nënmbikëqyrjen e Ambasadës së Zvicrës dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtim,projekti është planifikuar të përfundojë brenda gjashtë muajve, në fund tëDhjetorit 2020.

Rreth560 familje do të përfitojnë përmes rinovimit të shtëpive të dëmtuara.

Ndërkohë,Zvicra u zotua të japë mbi 9 milion Euro për veprime mbështetëse specifikegjatë konferencë së donatorëve në 17 Shkurt 2020 ku u diskutua asistencandërkombëtare për Shqipërinë pas tërmetit.