Meta thirrje Ramës: Anulo "30 korrikun"

Ndërsa kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për të miratuar më 30 korrik ndryshimet kushtetuese, Presidenti I Republikës i bën thirrje që ta anulojë atë seancë për t’i hapur rrugën një kompromisi për reformimin e procesit zgjedhor.

Përmes një statusi në Facebook, Kreu i Shtetitvlerëson se këmbëngulja për t’i qëndruar me kokëfortësi datës 30 Korrik, qëështë vendosur pa pasur ndonjë objektiv konkret, e dëmton stabilitetin dherrugën evropiane të Shqipërisë.

“I bëj thirrjePartisë Socialiste, si forcë politike me kontribute në procesin e integrimit,që të heqë dorë nga ndryshimi i njëanshëm dhe pa gjithëpërfshirje tëKushtetutës. Është koha të tregojë maturinë që e ka karakterizuar në tëshkuarën dhe të vendosë të parin interesin e Shqipërisë. Data 30 Korrik nukështë e lidhur me asnjë interes të Shqipërisë. 30 Korriku duhet të anulohet,për t’i hapur rrugë një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual të reformimittë rregullave zgjedhore.”

Duke I kujtuar se PS ka meritën që bëri vendinme Kushtetutë moderne përmes një procesi gjithëpërfshirës që u finalizua meReferendum Popullor, paralajmëron se, çdo dhunim i Kushtetutës do ngarkojë mepërgjegjësi historike të gjithë ata që do provokojnë rendin kushtetues në vend,në themel të të cilit janë pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira e tëndershme.

Meta ka edhe një thirrje për PD-në.

“I bëjthirrje Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar, që në emër të integrimit evropian,të vazhdojë me këmbëngulje dhe pa u tërhequr, përpjekjet për arritjen e njëprodukti konsensual. Hapi i hedhur të premten, nëpërmjet një propozimi përkonsensus, duhet të jetë rruga për të ecur përpara, me qëllim gjetjen e pikaveqë i bashkojnë palët.”

Presidenti shprehet se historia ka treguar seaktet e njëanshme dhe të nxituara, kokëfortësia, interesi momental politik,mungesa e kulturës së konsensusit dhe dialogut mes palëve, kanë dëmtuar Shqipërinëdhe shqiptarët për një kohë të gjatë. Ndaj ai thotë se ky gabim nuk duhet tëpërsëritet.

“Përkëtë arsye, ripërsëris thirrjen që të gjitha palët të vijojnë punën në mirëbesimnë Këshillin Politik, pa shtrëngim kohor, me objektivin e vetëm të gjetjes sëkonsensusit mes tyre. Është tërësisht e mundshme që të arrihet një produkt ipërbashkët dhe i dakordësuar nga të gjithë. Kushtetuta nuk mund të ndryshohetpa konsensus mes të gjitha partive kryesore politike në vend.”

Kjo thirrje vjen pas mosdakordësisë së palëve në Këshillin politik për hapjen 100 përqind të listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Lexo edhe: Rama, PD-së: Më 30 korrik votohet hapja e listave, risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju