Lezhë, zjarri në pyjet e Zejmenit aktiv prej 2 javësh, kreu lokal i PD-së: Gjendja alarmante, kërkohet ndërhyrje

Zjarrii rënë prej dy javësh që nisi në pyjet e Zejmenit në Lezhë dhe më pas u kaloi nëterritorin e Bashkisë Mirditë vijon të jetë aktiv.

I ndihmuardhe nga era flakët janë aktivizuar fuqishëm gjatë ditës së sotme dhe po afrohendrejt fshatit Bulger, Katundi Vjetër, Rubik duke rrezikuar pronat dhe vetë jetëne banorëve të saj.

Kreu i Partisë Demokratike në Mirditë, Mark Ruçi denoncon se gjendja është alarmante dhe kërkon ndërhyrje nga Emergjencat Civile të Qarkut Lezhë dhe Bashkisë Mirditë së bashku me ndërhyrjen nga ajri të Emergjencave Civile që varen nga qeverisja qendrore.

“Siç duket qeverisja qendrore dhelokale është e fokusur te problemet zgjedhore se tek problematikat emergjente qëka komuniteti dhe duket se ndikimi qeverisës është pa asnjë ndikim sado minimalnë këto zona. Katundi Vjetër i fokusuar bindshëm në drejtim të zhvillimit tëturizmit malor merr goditje fatale nga djegia e madhe e fondit pyjor, një nga bukuritëe mahnitshme të këtij destinacioni turistik.

Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme estrukturave përgjegjëse të Bashkisë Mirditë dhe Emergjencave civile kombëtarenga zjarri pasi sipas banorëve të zonës nuk ka asnjë ndërhyrje për eliminimin ezjarrit të fuqishëm dhe që rrezikon pronat e jetën e banoreve të Bulgerit . Rubikujashtë vëmendjes shtetërore dhe bashkiake e aq më shumë kur Katundi Vjetër si destinacionturistik është përfshire te “Programi i mbështetjes së 100 fshatrave për zhvillimine turizmit malor “ jo vetëm nuk mbështetet, por të paktën të ndihmohet për të ruajturbukuritë e natyrës saj të mahnitshme.”