Durrës, 8 muaj pas tërmetit, 4200 familje akoma me bonus qiraje
Tetë muaj pas tërmetitshkatërrimtar të 26 nëntorit, 4200 familje në Durrës trajtohen ende me bonusine qirasë edhe për shkak të vonesave në procesin e rindërtimit.
“Kemi 4200 familje që marrin bonusi e qirasë. Kishim 4500, por 330familje kanë kaluar në program tjetër, pra, kanë përfituar nga granti irikonstruksionit.”
Nënkryetari BashkisëFlorjan Tahiri thotë për Ora News, se mbi 3800 familje të tjera kanë përfituargrantin për riparimin e banesave sipas kategorizimit të dëmeve.
Ndërsa 2300 kërkesa tëreja u shënuan gjatë korrikut, kur riaplikimet u hapën për një javë.
“Më shumë se 3800 familje. Janë mbi 1.2 miliardë lekë të reja qëu janë dhënë qytetarëve. Besojmë se për 2 javë do ta mbyllim si marrëveshjet mëqytetarët në nivelin DS1 dhe DS3.”
Në vazhdimësi, banorët eDurrësit që kanë përfituar grantin e riparimit kanë ngritur shqetësim përhapësirat e përbashkëta!
Ndërhyrjet aty do tëpaguhen nga Bashkia.
“5-milionëshi që është parashikuar për qytetarët me DS3 është përambientet e brendshme personale, ndërsa për ambientet e përbashkëta do të bëhetnjë projekt preventiv.”
Durrësi ishte një prejbashkive më të prekura nga tërmeti që la pas 51 viktima dhe dëmtoi mijërandërtime në të gjithë vendin