Siguria rrugore, Sulçe: Shumë tabela në kryeqytet janë vendosur gabim, të ndërhyjë qeveria

Siguria rrugore në Shqipëri shpeshherë has vështirësi nga më tëndryshme për shkak të infrastrukturës së rrugëve apo dhe sinjalistikave.

Në një intervistë për Ora News, eksperti autoteknik, Artur Sulçethotë se shumë tabela në kryeqytet janë vendosur gabim dhe në kundërshtim meKodin Rrugor.

Ai kërkon ndërhyrjen nga qeveria për të bërë diçka që të jetë mëtepër funksionale në kuadër të sigurisë rrugore.

Sulçe: Meqënëse jemi në kohë pandemie, qytetarëtduket se janë sensibilizuar dhe nuk kemi shumë trafik. Nuk mund të jetë aifluks qarkullimi. Me aq shumë halle sa ka Shqipëria, askush nuk e ka pasurmendjen tek aksidentet rrugore. Qeveria i sheh aksidentet thjesht sistatistika. Përveç punëve që janë bërë, unë konstatoj edhe dështime të rëndomtatë papërgjegjshme të institucioneve shtetërore siç është Bashkia e Tiranës metabelat me figura që vendosen në kryeqytet. Në Kodin Rrugor është përcaktuar nëmënyrë eksplicite dhe formën e figurës dhe përmasat që vendosen në njësinjalistikë vertikale. Bashkia urdhëron prodhimin e shenjave ku basardohet ajoqë përshkruhet në VKM.

Shikojmëveprime që janë të paprecedenta të institucioneve shtetërore. Në vendin tonë kadhe problematikë tjetër që kur nuk i shkon përshtat shtetit një VKM, e ndryshonatë dhe pastaj e quan të ligjshme veprimtarinë e tyre të paligjshme. Nuk shohprofesionalizmin për të bërë diçka të bukur, por edhe tu shërbejë infrastrukturësrrugore. Një rrugë e bukur që nuk ka parametrat e sigurisë rrugore do tëdetyrojë një auditues që të thotë se shpejtësia e lëvizjes nuk do të jetë për këtëklasifikim rrugor që keni bërë ju, por për një klasifikim tjetër më të ulët,ndaj shpejtësia duhet të ulet.