Sevrani: Universiteti i Tiranës duhet të kthehet në normalitet, ka ardhur koha për bashkërendim

E ftuar në RTV Ora, profesoresha Kozeta Sevrani,kandidate për Rektore e Universitetit të Tiranës, tha se zgjedhjet do të mbahennë 30 korrik edhe pse studentët nga rrethet do të kenë të vështirë për të marrëpjesë në votim.

Ajo u shpreh se gjatë gjithë kësaj kohe e ka zhvilluaronline fushatën e saj, duke respektuar masat anti-Covid.

Kozeta Sevrani: Situata në të cilën mbahen zgjedhjet është e vështirë. Jemi të ndërgjegjshëmqë studentët jetojnë në rrethe dhe do të kenë vështirësi që do të vijnë në datë30 korrik. Por ne jemi futur në këtë proces dhe zgjedhjet do të mbahen pas dyditësh. Prandaj u bëj thirrje studentëve që të marrin pjesë.

Nuk kam denjuartë bëhen pjesë e ndonjë grupimi apo klani majtas apo djathtas. Gjatë gjithë kësajperiudhë që unë kam zhvilluar fushatën time, përpara kandidimit më e rëndësishmeështë jeta, prandaj unë nuk kam takuar studentët e mia, por i kam zhvilluar “takimet”e mia online.

Sevrani theksoi se ka ardhur koha që të marrin fund mosmarrëveshjetnë universitetin e Tiranës dhe të ketë një bashkërendim sipas ligjeveakademike.

Kozeta Sevrani: Unë kam një platformë gjithëpërfshirëse që ka në qendër sloganin“vizion dhe unitet”. Mendoj se autonomia financiare duhet të shoqërohet me njëtransparencë dhe në kulturën e ndryshimeve të vazhdueshme, universiteti i Tiranësdo të kthehet në normalitet. Ky universitet në 4 viteve të fundit ka qenë shumëe madhe problematike. Janë shpenzuar energji mes autoriteteve vendimarrëse. Ka ardhurkoha që të këto të mos jenë ishuj brenda universitetit, por duhet të bashkërendohensipas ligjeve që ka universitet në shërbim të stafit akademik dhe studentëve.

Sevrani shtoi se në platformën e saj ka 8 shtyllakryesore për udhëheqjen e universitetit të Tiranës.

Kozeta Sevrani: Gruaja në shoqëri përcjell qetësi, zgjidh konflikte dhe përcjellestetikë. Besoj se universiteti me fytyrën e një femre, mendoj se do të ketë njëuniversitet ndryshe. Unë në platformën time me 8 pika kam parashtruar shtylla qëkanë të bëjnë me mirëqeverisjen, mirëmenaxhimin e universitetit duke larguarburimin e konfliktit prej kaq vitesh, duke krijuar një vendimmarrje transparente.Së dyti, janë përfshirë elementët e infrastrukturës, mjediseve, rritja e cilësisësë mësimdhënies që nënkupton programe studimi të orientuara mirë duke pasurparasysh tregun e punës. Së katër, ka të bëjë më kërkimin shkencor që besoj se ështënjë ndër pikat e forta të platformës time.