Komisioni i rrugores, Sulçe: Mund të mos ekzistonte, polici që konstaton shkelje të të çojë në Gjykatën Administrative

Eksperti autoteknik Artur Sulçe është shprehur me kritika përKomisionin e Policisë rrugore. Në një intervistë për Ora News ai thotë se kykomision mund të mos jetë pasi anëtarët që bëjnë interpretimin e Kodit Rrugornuk janë juristë.

Ai thotë se kompetencën për të plotësuar procesverbalin ndajshkeljeve rrugore duhet ta ketë vetë oficeri i policisë që bën konstatimin. E mëpas ai të dërgon menjëherë në Gjykatën administrative.

Sulçe: Ky komision mund të mos jetë, pasi bëninterpretimin e Kodit Rrugor ndërkohë që në atë komision, asnjëri prej anëtarëvenuk është jurist. Bëjnë interpretimin e ligjit disa që nuk janë juristë. E gjithë bota vendos gjobën dhe të thotëshko në Gjykatën Administrative. Ne kemi qejf si vend i varfër që jemi të punësojmësa më shumë njerëz dhe të dublojmë punët. Këtë punë, polici që të kap meshkelje të penalitetit, të ketë të gjitha atributet që ta plotësojë atëprocesverbalin e konstatimit dhe të jep kopjen që brenda 5 ditëshit të shkosh nëgjykatë dhe nuk ka arsye pse duhet të funksionojë ky komision. Vetëm nëse do qëtë mbushet buxheti i policisë për shkak të mangësive të ndryshme që ka apomosmenaxhimin e saktë.