Hafizi: Universiteti i Tiranës duhet të ndryshojë, peng i personave pa impakt akademik, çështja kryesore financimi
E ftuar në RTV Ora, profesoresha Mimoza Hafizi,kandidate për Rektore e Universitetit të Tiranës, tha se Universiteti i Tiranësmund të ketë ndryshime.
Ajo u shpreh se universiteti nuk duhet të mbetet penge historisë së vjetër pasi do të mbetet pas.
Mimoza Hafizi: Universiteti i Tiranës mund të ketë ndryshime dhe platforma ime pohon sebashkarisht mund ta ndryshojmë. Fushat ka qenë tepër aktive. Unë kam organizuarmbledhje online me gjithë departamentet e Universitetit të Tiranës. Kemi pasurdiskutime shumë konstruktive dhe më kanë dhënë frymëzim që duhet të isha pjesëe kësaj gare për të ndryshuar universitetin e Tiranës.
Unë kam qenëshumë e turbulluar në këtë situatë dhe nuk e kam lënë vetëm që të hutohem nga ndërlikimetqë ka gara dhe vështirësitë shëndetësore. Të gjitha këto ndërlikime janë tërësishtjashtë meje. Për këtë arsye nuk kam dashur që të turbulloj veten me histori tëtilla, por besoj se në ambientin koherent në universitet nuk janë shumë të rëndësishme.
Nëse do të mbetemipeng e historisë së vjetër universiteti do të mbetet pas. Prandaj unë ekonsideroj çdo votë një tullë në dorën e secilit prej pedagogëve dhe studentëve.Duke parë se ngrehina është shumë e madhe, duket se mban, por nuk mund tëvazhdohet për shumë gjatë se për 30 viteështë në goditje të vazhdueshme. Në këto dekadat e fundit përplasje për pushtete ka cenuar kohezionin dhe unitetin.
Hafizi tha se njerëzit të cilët mbajnë pushtetin nëuniversitet, që nuk kanë asnjë impakt akademik, karburantin e gjejnë të dobësitënjerëzore.
Mimoza Hafizi: Konteksti në këtë garë është i komplikuar. Rezultati finali do të tregojëperspektivën e këtij institucioni. Njerëzit të cilët mbajnë pushtetin nëuniversitet, që nuk kanë asnjë impakt akademik, karburantin e gjejnë të dobësitënjerëzore. Njerëzit nuk ndjehen mirë gjatë fushatave elektorale, ku duhet tëishte një festë. Një post nuk duhet të dëshirohet, por të ndihet se është detyrë,por kjo nuk ndodh te ne. Kjo duhet kapërcyer. Secili prej nesh e ka parë se kutë çon kjo rrugë e padenjë për normat që ka universiteti.
Ajo shtoi se çështja më e ndjeshme është financimi dheprandaj, sipas saj kërkohet një ndryshim i udhëheqjes së universitetit.
Mimoza Hafizi: Çështja më e ndjeshme është financimi. Duke pasur një koherencë mesradhët tona dhe duke pasur unitet më pozitiv, si dhe një imazh më dinjitoz në shoqëri.Unë besoj se universiteti duhet të financohet më shumë nga buxheti publik dhe mundtë përfitojë nga të ardhurat e veta. Kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë përtë rritur pagat e punonjësve të universitetit. Kjo ka qenë një pikë shumë ediskutuar gjatë fushatës. Prandaj se si pikë të parë kam vendosur ndryshimin e udhëheqjessë universitetit.