Video/ Fundoset anija ushtarake në Dhërmi, do shërbejë si atraksion turistik nënujor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2020, 21:38
Një anije e vjetër luftarake është vendosur të fundoset qëllimisht në gjirin pranë Dhërmiut.
Videon e ka publikuar kryeministri Edi Rama në Facebook, dhe bën me dije anija u fundos për qëllime turistike, pra që të apasionuarit pas zhytjes të kenë mundësi ta vizitojnë më pas.
Sipas Ramës, kjo do të shërbejë edhe si atraksion turistik nënujor,
Po ashtu një anije e tillë e mbytur mund të shërbejë si ekosistem i ri për gjallesat ujore.
Në aktivitetin promovues të pranishëm ishin dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, zëvendësministri i mbrojtjes Petro Koçi, prefekti i Vlorës dhe përfaqësues të komandës ushtarake të Vlorës.