Bylykbashi: Nuk i godasim dot ndryshimet kushtetuese sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese

Iftuar në Tempora nga Sonila Meço, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha sePD nuk i godet ndryshimet kushtetuese sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Bylykbashi: Ne nuk i godasim dot sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ne kemi pak ditë që kemi kapërcyer 4-vjetorin e reformën në drejtësi. Por pas 4 vitesh nuk kemi gjykatë të lartë dhe as kushtetuese. Unë shpresoj që këtë fat të mos e ketë edhe reforma zgjedhore.

Duket se brenda këtij viti nuk mund të formohet Gjykata Kushtetuese. Në 2016 i vunë një kufizim Gjykatës Kushtetuese që nuk mund të diskutonte thelbin e ndryshimeve, por vetëm procedurën. Kjo e bë që Gjykata të mos rrëzonte ndërhyrjen në reformën në drejtësi që të shpallje p.sh Vettingun si të paligjshëm.

https://youtu.be/wGAxS81TfqQ