Kamëz, mjeti aksidenton një 17 vjeçare

Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme (28 korrik) nëKamëz tek bulevardi "Blu".

Mjeti me drejtues shtetasin F.K., aksidentoi një 17 vjeçare meiniciale B.H., e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5,për veprime të metejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave tëngjarjes.