Kanabisi, monitorim dhe nga GDF. Veliu mbledh drejtorët policisë Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër

Një takim rajonal për anti-kanabisinështë zhvilluar në Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në takim ka qenë i pranishëmDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku meZv/Drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtorin e Departamentit të PolicisëKriminale Tonin Vocaj dhe Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka,zhvilloi një analizë ku morën pjesë drejtorët e drejtorive vendore Fier, Berat,Vlorë e Gjrokastër dhe shefat e komisariateve.

Drejtori i Përgjithshëm Veliuka  theksuar që në krye të fjalës se  qëllimi i këtij takimi është jo paraqitja erezultateve por analiza e  punës sëderitanishme dhe intensifikimi i  veprimevenë terren për të evidentuar e goditur qoftë edhe një bimë të vetme kanabissativa të kultivuar.

''E vlerësoj punën e gjithsecilit, angazhimin dhe përpjekjet për të përmbushur këtë priorit, por në këtë fazë që jemi, duhet medoemos një tjetër impuls, një tjetër ritëm e angazhim në terren dhe rritje të forcës goditëse duke mos i lënë asnjë hapësirë cilitdo që tenton të ushtrojë veprimtari kriminale në këtë fushë'', tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Veliu tha se askush nuk duhettë neglizhojë apo më keq akoma të bëhet palë me keqbërësit, se nuk do tolerohetasnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë.

Ai premtoi më shumë mbështetjeme helikopterë, monitorim nga GDF dhe dronë.

''Do t'ju mbështesim me helikopterë, me monitorim nga GDF, me dronë me mjete logjistike, ndaj kjo periudhë që ka mbetur duhet që e tërë struktura policore nga qendra në bazë, të angazhohet në kontroll territori, në mbledhje informacionesh, në bashkëpunim me qytetarët që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën, në interes të  integrimit evropian të vendit tonë'', shtoi Veliu.

Veliu u ndal edhe nëintensifikimin e punës për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes sëvirusit COVID-19.