"BOOM" - Gruaja rend nëpër gjykata, kërkon pensionin e vajzës

Emisioni investigativ "BOOM" trajtoi këtë të martë (28 korrik) denoncimin e një shtetase nga Berati e cila është ndarë nga bashkëshorti i saj.

Znj. Mahmude Pepa shprehet se ish-bashkëshorti i saj nuk paguan detyrimin ushqimor të vajzës ndaj ajo kërkon zgjidhje.

Pepa: Kërkoj një zgjidhje për vajzën time për pensionin ushqimor.Të gjitha gjyqet i kam bërë dhe nuk po gjej rrugëzgjidhje. Me ish burrin tim kur u ndava gjykata vendosi unë të kem kujdestarinë, zotëria të kontribuojë për pensionin ushqimor të vajzës dhe unë rashë dakord për këtë. 100 mijë lekë në muaj vendosi gjykata. Mbaruam seancat e gjyqit që bëmë ndarjen prita gati një vit pastaj e hodha sërish zotërinë në gjyq se nuk po kontribuonte asnjë qindarkë. Edhe unë jam munduar, kam punuar, prapë nuk ja kam dalë dot. Ai mund të jetë deri tani 3 milion e gjysmë lekë debitor që si ka marrë vajza ime. Për këto bëhet konflikti që nuk po i jap dot zgjidhje as te gjykata e Durrësit, as tek e Vlorës, as te zyra përmbarimore.

Ndërkohë Kodi i Familjes dhe Kodi Penal përcaktojnë dhënien e pensionit ushqimor për fëmijën nga bashkëshorti ndaj bashkëshortit tjetër në këto raste, pasi bëhen dhe vlerësimet për pasurinë e tij.

Neni 192

Detyrim për ushqimkanë, sipas radhës:

a) bashkëshorti ndajbashkëshortit tjetër dhe fëmijët ndaj prindërve të tyre;

prindërit ndajfëmijëve të tyre; Neni 196-Pamundësia e dhënies së detyrimit për ushqim Kur personat e ngarkuar përdhënien e detyrimit për ushqim nuk janë në gjendje që ta japin këtë tërësishtose pjesërisht, ky detyrim u kalon tërësisht ose pjesërisht personave që janënë radhë të mëpasme. Prindërit nuk shkarkohen nga detyrimi për ushqim ndajfëmijëve të tyre, edhe sikur t’u jetë hequr përgjegjësia prindërore.

Gjykata e Beratit i ka lënë nënës në kujdestari vajzën e sajdhe babait detyrimin për të paguar pensionin ushqimor 10 000 lekë në muaj. ZonjaMahmude Pepa e ka paditur në gjykatë ish-bashkëshortin për kryerjen e veprëspenale “Mosdhënie e mjeteve për jetesë”.

Gjykata e Shkallës së Parë Berat arrin në përfundimin se ipandehuri ka vepruar me dashje që prej vitit 2016 për të mospaguar këtëdetyrim. Gjykata në përfundim çmon se duhet dënuar me dy muaj burg.

Për këtë vendim Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur që në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal të urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit për një afat 4 mujor , me kusht që brenda kësaj periudhe të mos kryej vepra të tjera penale.

Por situata nuk ndryshoi, znj. Pepa e paditi sërish me të njëjtënakuzë. Ish-bashkëshorti, është dënuar këtë herë me 4 muaj heqje lirie ngaGjykata Berat dhe çështja aktualisht është apeluar nga ana e tij në gjykatën eVlorës, ku pritet të dalë për gjykim për herë të dytë.

Nga data 15.06.2016 deri më datë 7.01.2020 detyrimi ushqimori palës debitore sipas dokumentit të zyrës përmbarimore Berat është 307.000lekë.

Emisioni "BOOM" kontaktoi me zyrën përmbarimoreBerat ku kryetari i zyrës deklaron se ai nuk ka asnjë pasuri në emër të tij dheasnjë të ardhur që kalon përmes bankës, për t`i vjelur detyrimet.

Por ai thotë se e vetmja mënyrë është vënia përparapërgjegjësisë së dënimit më burg për ta bërë të kryejë pagesat e detyrimit ushqimor.