Atentati ndaj Emiljano Ramazanit, gjendet arma me të cilën u ekzekutua 40-vjeçari, në pranga babë e bir
Policia kagjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit, pistoletë model 54 TT me të cilët autorëtekzekutuan Emiljano Ramazanin në Elbasan.
Ngjarjandodhi më 20 korrik kur ai u qëllua me breshëri arme zjarri teksa ndodhej nëmakinë dhe shenjat e plumbave lane gjurmë të dukshme.
Gjithashtuautoritetet arrestuan dy persona, babë e bir, shtetasit me iniciale A. M., 64vjeç dhe S. M., 37 vjeç, lindur e banues në Peqin.
"Pas informacioneve tëgrumbulluara gjatë punës hetimore se në ambientet e biznesit të këtyreshtetasve në Peqin ishte fshehur arma e krimit, është ushtruar kontroll ibefasishëm dhe si rezultat, në ambientet e brendshme të biznesit, poshtësabratorit të një makine u gjet një armë zjarri pistoletë model 54 TT, me njëkrehër dhe një fishek luftarak" - njofton policia.
Nga veprimete mëtejshme hetimore dhe nga provat shkencore ka rezultuar se arma e zjarrit esekuestruar është arma e zjarrit pistoletë e përdorur në ngjarjen e datës20.07.2020, në Elbasan, ku është vrarë shtetasi E. R.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Atentati ndaj Emiljano Ramazanit - Ngjarja u shënua rreth orës 16:30 minuta në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i luleve më 20 korrik. Ai u qëllua me breshëri arme zjarri teksa ndodhej në makinë dhe shenjat e plumbave lane gjurmë të dukshme.
Autorët qësipas dinamikës së ngjarjes ishin të paktën dy, u larguan me shpejtësi dhe nëfshatin Vidhas i vunë flakën makinës që dyshohet se u përdor në vrasje.
Pasi kandërhyrë zjarrfikësja dhe ka shuar flakët, grupi hetimor gjatë kontrollit ka gjetur dy armë zjarri kallashnikov të djegura.
Dyshimet janë se 39-vjeçari Ramazani është ndjekur nga autorët deri pranë pallateve dhe kanë qëlluar nga afër duke i hequr atij çdo mundësi mbijetese.
Lexoni te gjitha lajmet per atentatin ndaj Emiljano Ramazanit