Punonjësit padi Albpetrol, kërkojnë pagën 100 % dhe kompensimin për dy muaj
Kompania Albpetrol dotë paditet nga Sindikata e Naftëtarëve për uljen e pagave me 60 % të punonjësvepërgjatë periudhës së pandemisë. Ata kërkojnë pagën e plotë dhe kompensim përdy muajt që janë paguar me pagën minimale 24 mijë lekë.
Për të tretin muaj radhazi, punonjësit e Albpetrol thonë sejanë paralajmëruar se do të paguhen me 40 % të pagës mujore, ndaj kanë dalë nëprotestë para zyrave të kompanisë.
Ata e cilësojnë vendimin abuziv, dhe thonë se kanë kërkuarndërhyrjen e qeverisë, por nuk kanë marrë përgjigje.
Ndaj sindikata e re e Naftëtarëve ka paralajmëruar padi ndajkompanisë së naftës.
Ata kërkojnë pagën e plotë dhe kompensim për paratë që ujanë mbajtur.
Gjatë periudhës së pandemisë, Albpetrol pezulloi punën dheshkurtoi pagat për punonjësit.
Por ky vendim kundërshtohet pasi mbetet në fuqi edhe pasikompania ka rifilluar punë.