Digjet varreza e makinave në Kashar, tymi i zi mbulon qiellin
Një pikë e grumbullimit tëmakinave të vjetra në Mëzez është përfshirë nga zjarri gjatë mesditës së sotme.Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, ku janë dashur forcat e zjarrfikëses përta normalizuar situatën pas një orë lufte me flakët.
Njëzjarr i madh ka përfshirë mesditën e kësaj të marte zonën Mëzezit nëTiranë.
Ngjarjaka ndodhur në një pikë grumbullimi makinash të vjetra dhe mësohet se shkakka qenqë një shkëndije nga guri fresibël që po punonin në vendgrumbullim.
Shërbimetzjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe u është dashur gati një orë përtë shuar flakët.
Drejtori i Zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, tha se zjarri në pikën e skrapit nuk paraqet rrezik për njerëzit, por për mjedisin.
“Zjarri i përmasave të mëdha për shkak se janë djegur vajra makinash. Nuk paraqet rrezik për jetët njerëzore por për mjedisin, prandaj u angazhuam për ta shuar sa më parë. Do përcaktohen shkaqet e zjarrit por për momentin ishim përqëndruar në shuarjen e flakëve.”
Ngashpërthimi i zjarrit nuk pati asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.
