Në pranga 3 ish-punonjës të ARRSH, 2 në kërkim. Subjekti te Shkëmbi i Kavajës "i fundosi"

Tre ish-punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë rënë nëprangat e policisë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për akuzën e shpërdorimittë detyrës.

Arrestimet u kryen nga specialistët e Seksionit kundërKrimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dheTiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimidisamujor.

"Grupi me ish - punonjës të Autoritetit RrugorShqiptar, duke shpërdoruar detyrën, kanë shpronësuar një pronë dhe kanë lejuarnjë subjekt që të ushtrojë aktivitetin në kundërshtim me ligjin, në afërsi tëShkëmbit të Kavajës".

Të arrestuar

A. M., 57 vjeç, banues në Tiranë;

E. B., 40 vjeçe, banuese në Tiranë;

N. D., 53 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në kërkim

S. Ç., për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës"

M. K., për veprat penale "Falsifikim idokumenteve" dhe "Mashtrimit me pasoja të rënda”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës,për veprime të mëtejshme.