I dënuar me 10 vjet burg për tentativë vrasje në 2015, në pranga 26 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2020, 10:39
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 26 vjeçar, i dënuarme 10 vite burg, i cili në vitin 2015 tentoi të vriste me sende të forta katërshtetas.
I arrestuari është Muhamet Bedulla, banues në Korçë (i dënuar më parë për "Vjedhje").
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë mevendimin e datës 06.02.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg përveprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë" në lidhje mengjarjen e ndodhur në 23.06.2015, ku në lagjen nr. 8, ky shtetas në bashkëpunimme persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar tëvrasë me sende të forta 4 shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.