Deputetë me Covid-19, Tavo i LSI propozon karantinimin e parlamentit
Ish deputeti i LSI-se, Vangjel Tavo propozon bërjen e tamponëve për të gjithë deputetët. Jo vetëm kaq dhe karantinim për të gjithë Parlamentin.
"EMERGJENTE tamponi për të gjithë deputetët dhe karantinim për të gjithë Parlamentin!" shkruan Tavo në facebook.

Një reagim i tillë vjen pasi deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni rezultoi pozitiv me koronavirus.
“Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare. Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin," shkruajti mëngjesin e sotëm Ralf Gjoni ne nje postim në facebook.
Po sot doli pozitiv me COVID-19 edhe deputetët Eljo Hysko dhe Enver Roshi, kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj/