I uron shërim të shpejtë Veliajt, Meta: E domosdoshme një strategji më efikase dhe transparente kundër COVID-19

Presidenti Ilir Meta iuron shërim sa më të shpejtë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliajdhe shëndet të plotë familjes së tij. Marrë shkas kreu I shtetit apelon meforcë rëndësinë jetike të respektimit të protokolleve shëndetësore, si dherritjes së efikasitetit të masave mbrojtëse përmes ndërgjegjësimit,transparencës dhe gjithëpërfshirjes, për parandalimin e përhapjes së mëtejshmetë pandemisë COVID-19.

“Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur, fatkeqësisht edhe të numrit të viktimave, shtrojnë si domosdoshmëri një strategji më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë udhëzimet e bëra publike për mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancave fizike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik” shkruan Meta në mesazhin e postuar në facebook.

Gjithashtu nënvizon se është tepër e nevojshme garantimi i masave mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari.

Kryebashkiaku Veliaj pozitiv me koronavirus: Jam mirë familjarisht, lani duart!