Vidhnin banesa dhe lokale, dy të arrestuar në Kavajë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Kavajës përvjedhje të banesave dhe lokaleve. Njëri prej të arrestuarve, mësohet se është meprecedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve:  Ll. T., 35 vjeç, banues në Kavajë dhe A. P., 29  vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja"" njoftoi policia.

Dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanëvjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A. Sh., ku kanë marrë 2televizorë dhe 1 kompjuter.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar sekëta shtetas janë autorë të vjedhjeve në disa banesa dhe 1 piceri, konkretisht:

-Më datë 22.06.2020 kanë vjedhur dy televizorë në picerinë eshtetasit B. Xh.;

- Më datë 29.06.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën eshtetasit B. Ç., ku kanë marrë një çiklomotor dhe një televizor;

- Më datë 14.07.2020 kanë vjedhur një televizor në banesën eshtetasit K. M.;

- Më datë 19.07.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën eshtetasit O. M., ku kanë  marrë disasende elektroshtëpiake.

Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin këta shtetasqarkullonin dhe kryenin vjedhjet u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 televizorë, 1 kompjuterdhe sendet që dyshohet se këta shtetas i përdornin për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhuranë rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallëssë Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryernë bashkëpunim.