Zgjedhjet në Universitete, studentët letër Metës: Mos dekreto fituesit
30 korriku pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme jo vetëm në aktualitetinpolitik por edhe për Universitetet që zgjedhin drejtuesit.
Por kur kanë mbetur dhe pak ditë nga votimi, 25studentë i janë drejtuar me një letër të hapur presidentit Ilir Meta, të ciliti kërkojnë të mos dekretojë përfaqësuesite dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut 2020, të cilët sipas tyre zgjidhen në kushte të dyshimtaligjore dhe praktike.
Kërkesën e tyre ata e mbështesin me faktin se privimii pjesëmarrjes në procesin e votimit i më shumë se 3/5 të studentëve cenonnenin 39, pika 2 të Ligjit për Arsimin e Lartë, në të cilin cilësohetshprehimisht se: Në institucionet publike të arsimit të lartë, rektori zgjidhetnga anëtarët e asamblesë të personelit akademik të njësive kryesore dhe ngastudentët.
"Sipas vlerësimit tonë, duke marrë parasysh rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi shmangien e aktiviteteve që mund të ndikojnë në përhapjen e mëtejshme të Covid-19, masat e ndërmarra nga shteti shqiptar si dhe faktin që nuk ka pasur asnjë ndryshim në faktorët që e çuan ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të shtyjë dy herë datën e fillimit të periudhës zgjedhore, ky proces është i parealizueshëm dhe nuk e garanton të drejtën parësore të procesit, atë të votës. Në kushte të tilla, përfaqësuesit e zgjedhur prej një shumice të dalë nga pakica e votuesve nuk mund të jenë legjitimë dhe nuk mund ta përfaqësojnë shumicën reale, së cilës i mohohet e drejta e votës".
Së dyti, ata theksojnë se mungesa e një procesi të plotë – me procese llogaridhënieje nga drejtuesit aktualë të Institucioneve të Arsimit të lartë dhe me një prezantim real platformash dhe alternativash të propozuara nga kandidatët për organet drejtuese të institucioneve të Arsimit të lartë – krijon në vetvete vetëm një proces formal dhe aspak të dobishëm, dhe kjo falë mungesës së kushteve minimale për konkurrim real dhe garë të drejtë e të ndershme. Gjithashtu, ky proces krijon edhe një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe jetën universitare në vetvete.
Së treti, në shumicën e proceseve zgjedhore të zhvilluara nëUniversitetet publike të Republikës së Shqipërisë janë hasur problematikaprocedurale dhe mungesa fizike e kohore për të zhvilluar një proces të drejtëzgjedhor, siç parashikohet në Rregulloret përkatëse të Institucioneve tëArsimit të lartë. Ky nxitim i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për tëzhvilluar zgjedhje në kushte të tilla – siç i kemi parashtruar më lart – kathelluar edhe më tej konfliktin institucional mes Rektorit të Universitetit tëTiranës dhe Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës,duke krijuar përplasje dhe polemika rreth zhvillimit dhe integritetit qëmbartin në vetvete këto zgjedhje.
Sipas tyre çdo element i përmendur më sipër konsiderohet sinjë faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në mungesën reale të pjesëmarrjes sëstudentëve dhe pedagogëve në procesin zgjedhor, duke cenuar kështu integritetine vetë procesit.