"Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë", Meta citon Abraham Lincoln

E ndërsa debati politik për ndryshimet kushtetuese vijon,  Presidenti Ilir Meta përmes një thënie të AbrahamLincoln ka bërë edhe njëherë apel të shmanget prekja e njëanshme e Kushtetutës.

"Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është evetmja mbrojtje e lirive tona" shkruan Meta.

Për ndryshimet kushtetuese, Basha pret sot në selinë blu ambasadorët e SHBA dhe BE, ndërsa në 11 pritet të mblidhet Këshilli Politik.