Konfirmohet në detyrë Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Anisa Qilimi
Komisionii Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokuroren e Prokurorisë sëTiranës, Anisa Qilimi.
Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut përbëhej ngaEtleda Çiftja kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Pamela Qirko anëtare. Hetimi administrativ përprokuroren Qilimi është kryer për të tri kriteret, atë të pasurisë, tëpastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Seanca dëgjimore për Anisa Qilimin u zhvillua të premten më 24 korrik.
Komisionii Pavarur i Kualifikimit evidentoi dy balanca në vlera të vogla lidhur mekrijimin e një depozite bankare dhe blerjen e një makine duke argumentuar senuk ishte pasqyruar pakësimi i gjendjeve ‘cash’ që ishin deklaruar më parë prejprokurores. Qilimi u vlerësua pozitivisht për figurën dhe ju kërkuan shpjegimepër disa çështje që kishte hetuar.
AnisaQilimi ka përfunduar studimet e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2007 dheështë emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Prej vitit 2014, ajo punon siprokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.