Masakroi me çekiç shokun e shtëpisë në Fier, burg përjetë për Albert Zekaj

Burgim të përjetshëmka vendosur gjykata  për Albert Zekajn,për vrasjen dhe masakrimin me çekiç të Kreshnik Beqirajt me të cilin jetonte nëqytetin e Fierit. Krimi u shënua në vitin 2017, ndërsa trupi u gjet 8 muaj mëvonë i groposur. Shkak i vrasjes, ishte konflikti për pagesën e qirasë.

Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm AlbertZekajn, për vrasjen makabre të Kreshnik Beqirajt, ngjarje e shënuar në qershortë vitit 2017.

Pas një procesi që zgjati po thuajse dy vite, gjykata pranoikërkesën e prokurorisë për të mbyllur në qeli përjetë 34 vjecarin nga Malësia eMadhe.

Dy të rinjtë jetonin ishin njohur në Belgjikë dhe jetonin nënjë shtëpi me qira në Fier.

Vrasja ndodhi më 22 qershor 2017. Disa ditë me herët,36-vjeçari Beqiraj kishte vizituar të atin dhe i kishte thënë se do ta nxirrteAlbertin nga banesa pasi nuk paguante qiranë.

Dhe kjo dyshohet se ishte arsyeja e konfliktit mes tyre.

Në debat e sipër Zekaj masakroi me çekiç shokun e shtëpisë,fshehu trupin dhe më pas u zhduk për rreth 8 muaj, siç ka pranuar vetë nëdëshmitë e mëvonshme.

Më 7 korrik familja e denoncoi fillimisht në polici dhe mëpas në shtator bëri apel publik për ndihmë në Ora Neës.

Krimi u zbardh gati 8 muaj më pas nga Krimet e Rënda.

Albert Zekaj, nga fshati Kalldrun i Malësisë së Madhe,pranoi vrasjen dhe tregoi vendin, ku gjetën eshtrat e shokut, pranë fshatitDaullas.

Në gjykatë, i u kërkoi falje familjarëve të viktimës,Kreshnik Beqiraj dhe tha që ligji të duhet të veprojë mbi të.

Por familjarët nuk janë të kënaqur me vendimin.

Vëllai i të ndjerit, Donjet Beqiraj, thotë se ai dhe familjae kundërshtojnë vendimin dhe se do ta apelojnë në organet me të larta gjyqësorepasi sipas tyre ende nuk është vërtetuar se eshtrat e gjetur janë të KreshnikBeqirajt.

Sipas vëllait të viktimës, lufta sapo ka filluar për të nxjerrë në dritë të vërtetën.