"Dosja 339": Zgjedhjet u manipuluan, SPAK provon se “votuan” 52 persona që ishin jashtë shtetit

Prokuroria ePosaçme Antikorrupsion SPAK, ka firmosur arrestimin e 22 ish-komisionerëve pasika provuar votimin e parregullt të 52 personave në emër të shtetasve qëndodheshin jashtë shtetit në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës. Tri episodet emanipulimit të procesit zgjedhor janë zbardhur në kuadër të hetimeve për dosjen339 ku edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është evidentuar nëpërgjime me vëllezërit Avdylaj.

Prokuroriae Posaçme Antikorrupsion ka firmosur 22 urdhëra arresti në lidhje me dosjen "339".

Dhjetërakomisionerë akuzohen se kanë lejuar votime të parregullta të personave të tjerënë tri qendra në Durrës ne emër të shtetasve që sipas prokurorisë, ditën ezgjedhjeve kanë qenë jashtë shtetit.

Sipasprokurorisë, pas nisjes së hetimit për një grup kriminal që kryente trafikimdroge ka rezultuar nga përgjimet dhe më pas është provuar se komisionerët eqendrës së votimit në Shetel, shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, RamizTuda, Fredi Marku, Devid Biba, Emiljan Tuda dhe Redi Hysa kanë lejuar me dashjepersona të tjerë që janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të 22  personave që ndodheshin jashtë vendit.

Organii akuzës bën me dije se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në qendrën e votimit nëkopshtin Rubjek, ku komisionerët Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala,Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyra Lala e Eemal Domi kanë lejuar votimin e parregultnë emër të shtatë personave që ndodheshin jashtë shtetit.

Pokështu në qendrën e votimit tek shkolla 9-vjeçare në Rubjek sipas SPAK shtetasitBesim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula eQazim Lala kanë lejuar me dashje votimin e parregullt të personave të tjerë nëemër të 23 shtetasve që ndodheshin jashtë shtetit.

SipasSPAK gjatë hetimeve është identifikuar shtetasi Amelin Zeza i cili rezulton seka votuar ne emër të personave të tjerë më shumë se një herë.

Pasevidentimit të këtyre rasteve, prokuroria ka kërkuar në Gjykatën Specialecaktimin e masave arrest me burg për 11 persona, arrest shtëpie per tetë tëtjerë dhe detyrim paraqitje për tre të pandehur.

Për llogari të hetimeve të dosjes "339", është marrë në pyetje nga prokuroria e krimeve të rënda edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili rezultoi në përgjime me vëllezërit Avdylaj, por emri i tij nuk është përfshirë nga SPAK në aksionin e fundit.

Lexoni edhe: Dosja “339”, Kim: Po dalin lidhjet e krimit të organizuar me korrupsionin, Meta: Fund manipulimeve