"Kujdes"! CDU/ CSU: "JO" ndryshimeve në Kushtetutë pa opozitën jashtë Parlamentit
Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU nëBundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin ParlamentarCDU/CSU shprehet I shqetësuar për ndryshimet kushtetuese pa konsensusin eopozitës së bashkuar. Përmes një postimi në facebook Schmidt bën thirrje për kujdes.
“Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton (Për të favorizuar veten) të bëjë ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: sic është heqja nga Kushtetuta e së drejtës për koalicione parazgjedhore.
Bëni kujdes! Ndryshime të tjera duhet të bëhen vetëm nëse mbështeten nga partitë brenda dhe jashtë parlamentit. "
Ndër të tjera raporteri për Shqipërinë në Grupin ParlamentarCDU/CSU shkruan se nevojitet besim reciprok.
Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!”- shkruan raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestag.
Më pas në vijimsi të këtij reagimi eshte shprehur dhe presidenti Ilir Meta
"Koha për t'i dëgjuar avokatët më seriozë dhe më të besueshëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë! "