Gjuzi: Kush jeni ju që doni të na pengoni ne koalicionet? Rama të bëhet mbret me referendum

Kreu i Partisë Konservatore,Kujtim Gjuzi, shprehet haptazi kundër ndalimit të koalicioneve parazgjedhore.

Nga foltorja e Kuvendit, aitha se Rama do të bëhet mbret por këtë ta bëjë me referendum nëse dëshiron.

Ndaj ai ftoi kolegët deputetëtë mos e lejojnë ti marrë të gjitha më 30 korrik, kur edhe mazhoranca sëbashkume opozitën parlamentare pritet të votojnë ndryshimet kushtetuese.

Gjuzi: Unë nuk mundtë pranoj kurrësesi as zotin Murrizi që thotë Damiani duhet ti bëjë listat ehapura 100%. Listat e hapura do të jenë, komisionerët nuk do ti keni më,qeveria tranzitore do të bëhet sepse ju keni 24 mandate të intimiduara, tëvjedhura. Ju shqiptarë, së bashku me ne nuk duhet të lejojmë që me datën 30 tëmarrë të gjitha të gjithave. Nëse ai do të bëhet mbret, thonë se është nipoborri, le të shkojë të konkurojë për mbret, por kur ti vijë radha mereferendum.Le të bëjmë referendum  përndryshimin e Kushtetutës dhe neneve të saj. Kush jeni ju që doni të na pengonine koalicionet? Më e dëmtuar nga ndalimi i koalicioneve është PartiaKonservatore. 30 vota tha Kryeministri. I ka vjedh 2500 vota në Durrës, ka qenëplot Pallati i Sportit atje.