Ndocaj: Thonë që virusi do të kthehet në shtator, çfarë do të thotë kjo? Është me pushime?!

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj, është dyshues mbi rrezikun që paraqet Covid 19.  Po kaq e çuditshme sipas tij është edhe fakti sesi virusi nga Wuhani i Kinës erdhi në Milano e Tiranë para se të mbërrinte në Pekin.

Ndocaj: Mjekë dhevirologë të shquar të Italisë thonë si ka mundësi që erdhi virusi direkt nga Kinanë Milano dhe Tiranë dhe nuk u ndal në Pekin se e kishte  Ëuhanin më afër. Është për tu verifikuar sa e vërtetë është. Sisemundje virale ka ekzistuar ndër vite, nuk është se e kanë zbuluar tanikoronavirusin. Nuk njoh individë që e kanë pasur këtë sëmundje dhe kanë humburdiçka. Dy rryma mbajnë botën sot peng, fabrika e të ardhurave dhe fabrika eilaçeve. Janë të dyja që bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën.

Në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora,  Ndocaj e sheh të gabuar edhe strategjinë e mbylljes së aktiviteteve të shërbimit dhe argëtimit që lidhen me turizmin, duke u shprehur se po i shkaktohet një dëm i madh ekonomisë.

Ndocaj: Qëështë mbyllur vendi në këtë mënyrë është shumë e gabuar. Virusi nuk ngjitet seti shkon në muzikë, në pishinë. Ngjitet kudo nëse është kaq i rrezikshëm se janëbaret hapur, qendrat komerciale.Nuk është e goditur si strategji.

Sipas tij gjithë kjo situatë po përdoret nga politika kudo në botë, posaçërisht në Shqipëri.

Ndocaj: Deklaratat se do të kthehet virusi në shtator, çfarë do të thotë kjo, është me pushime? Politika, sidomos në Shqipëri, po e përdor mësëmiri.

Intervista në studio me moderatoren Arjola Shehu, përgatiti për online Besjana Kuçana