Opozita e bashkuar i përgjigjet Gjiknurit: Për listat e hapura shihemi nesër në këshill

Opozita ebashkuar ka rishprehur gatishmërinë për të diskutuar ndryshimet kushteteuse qëkonsistojnë në hapjen e listave pa kushtëzime kohore.

Në përgjigje tëkërkesës së Damian Gjiknurit për paraqitjen e propozimet e këtyre ndryshimeve,Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili thonë se janë gati të nisin një debat nga nesërnë mbledhjen e këshillit politik.

Duke nënvizuarrëndësinë që ka prekja e Kushtetutës, opozita thekson se mazhoranca duhet tëheqë dorë nga teoria e faktit të kryer për ndryshimet që pritet të bëhen në të.

Deklarata e plotë:

Po ju përsërisim se në dialog politik, nuk mund tëveprohet me teorinë e faktit të kryer! Është gabim dhe miqësisht vlerësonimundësinë për të reflektuar për këtë qëndrim të paprecedentë.

Edhe në email tuaj ju e beni ndryshimin kushtetuesfakt të kryer dhe na ftoni të dialogojmë sesi do ta detajojmë në ligjinekektoral.

Këtë fakt nuk pranoi Opozita në mbledhje dhe nuk mundta pranojmë, sepse ne i qëndrojmë strikt marrëveshjeve politike që keminënshkruar, dhe se ndryshimet kushtetuese për çështjet e zgjedhjeve duhet tëbëhen gjithmonë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur. Ato nuk mund të naserviren si fakt i kryer, ndërkohë që ne po ju kërkojmë të diskutojmëbashkërisht për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet.

Teorinë e faktit të kryer ju e aplikoni edhe në emailtuaj të fundit. Po ju citoj:

            1.         “Kryetari i Partisë Socialiste z.Edi Ramaju ftoi të jepni kontributin tuaj në funksion të përshtatjes së ligjitelektoral me nismën për hapjen e listave zgjedhore, nismë tashmë e miratuar”;

            2.         “Z.Rama ju ftoi që dakordësohemi për sai takon korrektimeve që nevojitet të bëhen në ligjin elektoral për tëreflektuar sanksionimin e hapjes së listave zgjedhore.”.

            3.         “shpreheni të gatshëm të jepnikontributin tuaj për reflektimin në ligj elektoral të sanksionimit kushtetuespër hapjen e listave.”. [Kjo është e pavërtetë sepse nuk kemi thënë këtë nëemail tonë]

            4.         “ju kërkoj që të dërgoni paraprakishtpropozimet tuaja në funksion të reflektimit në ligjin elektoral të hapjes sëlistave që sanksionohet nga ndryshimi kushtetues.”

            5.         “në datën 30 Korrik, Kuvendi votonamendamentin kushtetues që hap listat.”.

Ne nuk kemi refuzuar dialogun as dje, as sot dhe askurrë. Siç ju e dini, kishim konfirmuar që jemi në pamundësi për të qenë nëmbledhje dje dhe kërkuam që mbledhja të zhvillohet sot. Por edhe mbledhjen ju ebëtë fakt të kryer.

Unë dhe kolegu Vasili do të jemi nesër në mbledhjen eKëshillit Politik për të diskutuar për çdo çështje që ju mendoni se duhet tëtrajtohet në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Mirëpresim pa asnjë paragjykim të na parashtroniqëllimin e iniciativës së njëanshme që keni ndërmarrë dhe që na e keni vënë nëdispozicion vetëm në mbledhjen e datës 20 Korrik, pra vetëm 3 ditë më parë!!!Mbi këtë jemi të gatshëm të diskutojmë pa asnjë shtrëngim kohor, sepseKushtetuta e Shqipërisë nuk mund të trajtohet si rregullore kooperative që shqyrtohet,diskutohet e miratohet për 3 ditë!!! Aq më tepër ku ajo prek zgjedhjet, ku çdoaktor zgjedhor dhe parti politike duhet të ketë zërin dhe mendimin e tij, nënjë proces gjithpërfshirës, të sinqertë dhe të hapur.