Përplasje me armë zjarri në Velipojë

Një përplasje e armë është regjistruar mbrëmjen e sotme nëVelipojë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy automjete nëlëvizje kanë hapur zjarr ndaj njëra-tjetrës dhe më pas janë larguar.Ngjarja kandodhur në afërsi të një lokali.

Policia është vëne menjëherë në ndjekje të tyre, duke bërë tëmundur kapjen në pyll të një prej autorëve së bashku me mjetin e tij.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë e për sqarimin errethanave të ngjarjes.

Deri tani nuk është verifikuar ndonjë i plagosur  nga konflikti me armë.