Kalaja: Koncesioni për rrugën Milot-Fier, vjedhje e qeverisë. 1.2 mld euro do mjaftonin për ta shtruar me ar

Gazetari dheaktivisti Aulon Kalaja e vlerëson një abuzim të pastër me paratë e buxhetit tështetit projektin e ndërtimit të rrugës Milot-Fier.

Në njëintervistë për Ora News, Kalaj deklaron se çdo projekt infrastrukturor është imirëpritur, por jo vjedhja.

Sipas tij,shifra e vënë në dispozicion nga qeveria për ndërtimin e këtij projekti është efryrë dhe për këtë ai thërret në ndihmë edhe konsulencën e inxhinierëve qësipas Kalasë e kanë vlerësuar ndërtimin e rrugës me 500 mln euro.

Pyetja që lind:Ku shkojnë  700 mln eurot e tjera?!

Mes batutave,Kalaja thotë se 1.2 mld euro që qeveria ka parashikuar për ndërtimin eautostradës Milot-Fier, fare mirë mund ta shtrojnë me ar.

Kalaja: Projekti i autostradës Milot-Fier ulançua nga qeveria shqiptare më 1 korrik e cila do të jepet përmes njëkoncensioni. Kjo erdhi në një situatë tepër të vështirë pasi ne po kalojmëpandeminë. Kishim dhe një prioritet tjetër që ishte rindërtimi i banesave nga tërmetii 26 nëntorit. E parë nga ky këndvështrim them që ky është një shpenzim luksozi qeverisë shqiptare që po jep një nga pasuritë kombëtare të Shqipërisë.Qeveria nuk duhet ta kishte prioritet këtë shpenzim duke marrë parasysh që ështëdhe një shifër shumë e madhe prej 1.2 mld eurosh. Kjo rrugë mund të shtrohet mear me këtë shifër. Unë mendoj që shifra është shumë e fryrë. Unë jam pro ndërtimittë kësaj rruge por jam kundër vjedhjes dhe fryrjes së kësaj shifre sepse njëstudim fillestar që ka bërë qeveria e ka nxjerë vlerën e rrugës 900 mln euro.

Qeveria shqiptare ka shkuar më tej se kjo shifër dukee shpallur tenderin 1.2 mld euro. Nga burimet e mia që kam biseduar meinxhinierë të kësaj fushe, ky projekt mund të realizohej me shifrën 500 mlneuro. Pjesa tjetër prej 700 mln eurosh është shumë e fryrë. Duke bërë njëparalelizëm me rrugën e Kombit që është bërë me 1.3 mld euro, ajo ka një terrenshumë të vështirë, ka tunel janë çarë male. Dhe ajo u akuzua si një vjedhje ngaopozita e asaj kohe. Kemi një rrugë me të njëjtën gjatësi sot, rruga Milot-Fierqë nuk është aspak në të njëjtën vështirësi por kemi të njëjtën kosto.

Qeveria kahapur procedurat për ndërtimin me koncesion të autostradës Milot-Fier. Sipasdokumenteve zyrtare, nëse fluksi i qarkullimit nuk do të jetë ai i parashikuarnë studim, kompania fituese do të ketë një garanci prej 121 milionë eurosh prejqeverisë shqiptare. Koncesioni do të ketë një afat prej 35 vitesh dhe dosjet eaplikuesve do të hapen në fund të shtatorit.

Ndërkohë opozita e ka kundërshtuar në vijimësi koncesionin për ndërtimin e rrugës Milot-Fier duke iu referuara si korrupsioni më i madh i qeverisë Rama. Ekspertë të ekonomisë në selinë blu deklarojnë se vlera e këtij investimi është 11 herë më e lartë se realja.

Intervista në studio me gazetarinLeftion Peristeri, përgatiti Endi Mullaj