Lushnje, zjarri masiv djeg ullishtet e fshatit, zjarrfikësit në "luftë" me flakët

Një zjarr i madh ka përfshirë ullishten e fshatit Stan Karbunarë në Lushnje.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe edhenë kodrat e fshatit Kashtbardhë dhe Çiflik.

Vatrat e zjarrit janë ndihmuar nga era e fortëdhe kanë djegur totalisht me dhjetëra hektarë ullishte të reja e të vjetra dhe shkurree pemë frutore.

Sipas të dhënave paraprake dëmi është mjaft i madh dhe deri më tani llogariten dhjetëra hektarë ullishte shekullore dhe të reja.

Zjarrfikësit kanë qenë dhe janë të pranishëm nëpunë në vatrat kryesore, por e kanë të pamundur të jenë prezent me mjetin eujit për shkak të mungesës së rrugëve nëpër kodra si dhe terrenit të vështirëkodrinor.

Ndërhyrja e banorëve të zonës dhe forcave zjarrfikësee uniformat blu e kanë të pamundur izolimin e flakëve që kanë marrë përmasa të mëdha.

Kështu, në këto rrethana banorët dhe zjarrfikësitpo përqendrojnë vëmendjen përreth zonave të banuara ndërsa hektarë të tërëullishte mbeten në mëshirë të fatit.  

Ende janë katër vatra zjarri aktive deri në këtomomente dhe me mjete rrethanore po punohet për eliminimin e tyre, por është epamundur që flakët të vihen nën kontroll.