Taksistët shqetësojnë komunitetin, banorët: Policia bashkiake nuk na përgjigjet
Qëndrimi i taksistëve në sheshin "Willson" në rrugën"Sulejman Delvina", ka prishur qetësinë e banorëve të zonës aty.
Sofie Kurti, banore e kësaj lagjeje, shprehet se zhurmat nërrugë që vijnë kryesisht nga taksistët që qëndrojnë poshtë pallatit e kanëdetyruar dhe të ankohet në policinë bashkiake.
" Tërë natën nuk na lënë të flenë, dhe kur nuk kanë punëata përplasin dyert. Nuk janë pak, janë nja 6 apo 7."
Por sipas 82-vjeçares, policia bashkiake nuk e ka marrëseriozisht si rast.
"Edhe sot e mora policinë bashkiake, do tu çoj policëthanë dhe nuk erdhën."
E indinjuar për mosinteresimin e problemit, Sofia telefonoi sërishpolicinë bashkiake, ku i kërkoi zgjidhje të problemit por këto të fundit duketse vetëm sa komunikojnë në telefon, pasi masa nuk po merren.
Jashtë kamerave edhe banorët në rrugën "Sulejman Delvina"në pallatin nr 1 shprehen se nga ana e bashkisë nuk është marrë asnjë mase dhepse disa herë kanë telefonuar policinë bashkiake për zgjidhjen e këtij problemitepër të madh për to, ndërsa apelojnë për zgjidhjen e problemit pasi po uvështirësojnë jetesën.