Gjiknuri dakord për mbledhjen e Këshillit Politik, i kërkon opozitës ti nisë propozimet për hapjen e listave
Mazhoranca i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së opozitëssë bashkuar për mbledhjen e Këshillit Politik për ndryshimet kushtetuese.
Në përgjigje të Bylykbashit dhe Vasilit, Damian Gjiknuriedhe pse insiston se këta të fundit më herët kanë refuzuar të diskutojnë përhapjen e listave thotë se ndryshimi i qëndrimit të tyre është i mirëpritur dheju kërkon që ti nisin paraprakisht propozimet e tyre në funksion të reflektimitnë ligjin elektoral të hapjes së listave që sanksionohet nga ndryshimikushtetues.
"Duke jurikujtuar se në datën 30 Korrik, Kuvendi voton amendamentin kushtetues që haplistat, ju shpreh gatishmërinë e mazhorancës për tu ulur në tryezë sapo ju tëkeni dërguar paraprakisht propozimet që do ti bëni Këshillit për këtë çështje".
Gjiknuri apelon opozitën të lërë mënjanë paragjykimet dheopinionet propagandistike.
"Vërtetë ju mungon foltorja e Parlamentit prej ku u larguat me vullnetin tuaj të lirë, por e-mailet e punës dhe tryeza e punës së Këshillit nuk janë mjete propagandistike. Gjithashtu, do ju lutesha të hiqni dorë nga paralajmërimet kërcënuese në komunikimet elektronike sepse e bëjnë qesharake tryezën e punës sonë të përbashkët dhe dëmtojnë qëllimin e saj".
Lexo edhe- Opozita e bashkuar thërret nesër Këshillin Politik për ndryshimet kushtetuese por ka një kusht
Letra e plotë
Të nderuarz.Bylykbashi dhe z.Vasili,
E kuptoj nevojën tuajtë motivuar politikisht për të nisur letra pune në formë deklaratash politikepër qëllime mediatike. Por unë nuk kam dizinformuar askënd dhe thjesht kamthënë të vërtetën e mbledhjes si gjithmonë. Takime që siç i gjithë opinionipublik e di, bëhen me rekorde dhe nën vëzhgimin nga afër të partnerëve tanëndërkombëtarë.
Më lejoni të jurikujtoj se në mbledhjen e datës 21 Korrik, Kryetari i Partisë Socialiste z.EdiRama ju ftoi të jepni kontributin tuaj në funksion të përshtatjes së ligjitelektoral me nismën e opozitës parlamentare për hapjen e listave zgjedhore,nismë tashmë e miratuar në Këshillin e Rregullores dhe Komisionin Parlamentarpër Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Z.Rama ju ftoi që tështroni çdo pikëpyetje tuajën, të diskutoni çdo merak dhe të dakordësohemi përsa i takon korrektimeve që nevojitet të bëhen në ligjin elektoral për tëreflektuar sanksionimin e hapjes së listave zgjedhore.
Qëndrimi juaj ishtekategorik dhe refuzues për të diskutuar mbi këtë çështje pa u miratuarparaprakisht amendamentet e ligjit elektoral bazuar mbi produktin emarrëveshjes politike të 5 Qershorit.
Jo më larg se dje kenirefuzuar të vini në Këshillin Politik, pikërisht sepse siç e keni shprehur edhepublikisht nuk donit të diskutonit për temën e ndryshimeve kushtetuese, qësipas jush jo thjesht cënon marrëveshjen por as nuk ekziston si temë. Edhethënia që në mesazhin tuaj i vini në gojë Kryeministrit, nuk ka aspak kuptiminqë ju qëllimisht i mvishni në komentin tuaj. Besoj ju e dini se ndryshimetkushtetuese në procedurën parlamentare janë të pandryshueshme si të tilla, çkasidoqoftë nuk kam asnjë problem ta diskutojmë nëse qëndron apo jo qoftë edhe sifakt i shkruar e zeza mbi të bardhë.
Ditën e sotme, Kuvendii Shqipërisë miratoi pa asnjë ndryshim projektligjin e amendimeve në ligjinzgjedhor. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik ju kërkova të shpreheninëse jeni dakord të diskutoni mbi këtë çështje. Ju refuzuat që të diskutoniduke mos njohur dhe injoruar nismën e 28 deputetëve të opozitës parlamentaredhe gjithë procedurat e ndjekura nga një organ plotësisht legjitim si Kuvendi iShqipërisë.
Nga emaili juaj ifundit, nënkuptohet se keni reflektuar dhe keni ndryshuar qëndrim ndërsa shprehenitë gatshëm të jepni kontributin tuaj për reflektimin në ligj elektoral tësanksionimit kushtetues për hapjen e listave.
Duke e përshëndeturkëtë reflektim tuajin nëse është i tillë, ju kërkoj që të dërgoni paraprakishtpropozimet tuaja në funksion të reflektimit në ligjin elektoral të hapjes sëlistave që sanksionohet nga ndryshimi kushtetues.
Duke ju rikujtuar senë datën 30 Korrik, Kuvendi voton amendamentin kushtetues që hap listat, jushpreh gatishmërinë e mazhorancës për tu ulur në tryezë sapo ju të keni dërguarparaprakisht propozimet që do ti bëni Këshillit për këtë çështje.
Në fund, do të julutesha shumë që t'i lini mënjanë paragjykimet dhe opinionet propagandistike.Vërtetë ju mungon foltorja e Parlamentit prej ku u larguat me vullnetin tuaj tëlirë, por e-mailet e punës dhe tryeza e punës së Këshillit nuk janë mjete propagandistike.Gjithashtu, do ju lutesha të hiqni dorë nga paralajmërimet kërcënuese nëkomunikimet elektronike sepse e bëjnë qesharake tryezën e punës sonë tëpërbashkët dhe dëmtojnë qëllimin e saj.
Në funksion tëkonfirmimit të mbledhjes së rradhës së Këshillit, ju lutem edhe njëherë sa mëshpejt të na vini në dispozicion paraprakisht propozimet tuaja.
Faleminderit
Damian Gjiknuri