Opozita e bashkuar thërret nesër Këshillin Politik për ndryshimet kushtetuese por ka një kusht

Opozita e bashkuar ka propozuar mbledhjen sërish të Këshillit Politik nesër në orën 17:00.

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili pasi janë njohur me deklarimet e Gjiknurit për mediat pas mbledhjes së sotme, deklarojnë se mazhoranca nuk ka kërkuar hapjen e diskutimeve për ndryshimet kushtetuese.

Ata nënvizojnë se nuk kanë refuzuar të diskutojnë asnjë çështje, porse kanë kërkuar që çdo çështje që lidhet me zgjedhjen, të diskutohet dhe shqyrtohet në Këshill.

"Sot në mëngjes në Parlament, Kryetari i Partisë Socialiste pohoi se amendamenti kushtetutes i njënanshëm që është depozituar në Kuvend, NUK NDRYSHON, sepse procedura parlamentare nuk e lejon!!! Nëse amendamenti kushtetues i njëanshëm nuk ndryshon, sepse Rregullorja e Kuvendit nuk e lejon, atëherë për çfarë po na ftoni të diskutojmë apo dialogojmë? Për një amendament që nuk ndryshon?"

Letra e plotë e Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit

Z. Gjiknuri,

Duke ndjekurdeklarimin tuaj publik dhe të Kryetarit të Partisë Socialiste, shprehimkeqardhjen tonë për dezinformimin e opinionit publik në lidhje me qëndrimin eopozitës në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik. Ne nuk kemi refuzuar tëdiskutojmë asnjë çështje. Opozita ka kërkuar, që çdo çështje që lidhet mezgjedhjen, të diskutohet dhe shqyrtohet në Këshill.

Sot në mëngjes nëParlament, Kryetari i Partisë Socialiste pohoi se amendamenti kushtetutes injënanshëm që është depozituar në Kuvend, NUK NDRYSHON, sepse proceduraparlamentare nuk e lejon!!! Nëse amendamenti kushtetues i njëanshëm nukndryshon, sepse Rregullorja e Kuvendit nuk e lejon, atëherë për çfarë po naftoni të diskutojmë apo dialogojmë? Për një amendament që nuk ndryshon?

Ky qëndrim dheqëndrimi juaj zyrtar sot në Këshill, dëshmon se ju nuk jeni të hapur përdiskutime, ndërkohë që Opozita kërkon që diskutimi të jetë transparent dhegjithëpërfshirës, duke hequr dorë nga FAKTI I KRYER. Teoria e “faktit të kryer”shkon kundër parimeve të dialogut politik, që nuk është dhe nuk mund të jetëkurrë fasadë.

Kjo është arsye që nekërkuam që nëse ju keni një çështje që lidhet me zgjedhjet për diskutim, atëduhet ta sillni në Këshillin Politik, për t’u përfshirë të gjithë bashkë në njëproces transparent dhe gjithëpërfshirës, që lejon një produkt të përbashkët dhekonsensual, dhe jo një produkt që është paracaktuar nga ana juaj dhe ku Opozitapolitike e vendit është e përjashtuar. Nëse produkti është i paracaktuar nëmënyrë të njëanshme dhe është i pandryshueshëm siç ju shpreheni, atëherë juribëj me dije se po shkelni Marrëveshjen e 14 Janarit dhe 5 Qershorit, sepse pokryeni ndryshime thelbësore në legjislacionin zgjedhor pa pyetur, diskutuar dhemarrë mendimin dhe konsensusin e Opozitës politike të vendit, duke zhbërëproduktin e përbashkët të 5 Qershorit.

Gjithësesi, në vijimedhe të deklarimit tuaj të pavëretë sot në media, kërkojmë mbledhjen eKëshillit Politik nesër, ora 17:00, për të vijuar dialogun, për çdo çështje,por pa cenuar marrëveshjen e 5 Qershorit. Mbetem në pritje të konfirmimit tuaj!