Paloka: Uroj që Rama të mos e zhbëjë me 30 korrik "5 qershorin", vendi rrezikon destabilitetin
Kryeministri, Edi Rama,duket i vendosur për të miratuar ndryshimet kushtetuese në seancën plenare të30 korrikut.
Opozita nuk e ka njëplan B për momentin se çfarë do të bëjë pas këtij akti që e konsideron zhbërjetë rregullave të lojës pak para zgjedhjeve, por numri dy i Partisë DemokratikeEdi Paloka shpreson në një tërheqje të minutave të fundit të kryesocialistit.
Paloka: Rama ka vetëmvullnetin të grabisë dhe manipulojë votat me çfarë të mundet.Çfarë do të bëjmëne? Kemi një javë. Rama ka thënë sot se atë marrëveshje që votoi sot do ta zhbëjëjavës që vjen, uroj mos ta bëjë. Shumë ekuilibra do të prishen në Shqipëri dhemë tej. Nuk mund të them sot se cilat do të jenë veprimet konkrete të opozitëssepse për këto do të marrim vendimet në kohën dhe vendin e duhur, por ajo që i është thënë atij dhepartnerët e dinë shumë mirë dhe për këtë arsye dhe këmbëngulin, është se poprish një rregull loje që do të ndryshojë shumë gjëra të tjera. Vendi rrezikondestabilizimin. Rama që gjithë këtë lojë po e bën për të mbrojtur pasurinë dhepushtetin e tij duke shkelur të gjithëinteresat e tjera, edhe të socialistëve, sepse ato pazaret unë President, tiKryeministër që i lëshon herë nga njëra anë dhe hera nga ana tjetër, ato janë përti shitur dhe socialistët. Rama ka dhënë prova që mund të shesë këdo. Nukmundet që për një njeri, jo një parti, të rrezikojë stabilitetin vendi dheprishjen e rregullave që janë vendosur.
Në një intervistë përRtv Ora, Paloka thotë se edhe ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë qëndrimin etyre kundër veprimeve të njëanshme për zgjedhjet.
Paloka: Partnerët edhe sot dhe pse në mënyrë diplomatike e bënë të qartë pozicionin.Çdo marrëveshje duhet arritur me konsensus.
Lexo edhe-Paloka: Rama me heqjen e koalicioneve mendon se del forcë e parë, që më pas të blejë deputetë
I gjithë debati mes palëveduket se nuk janë hapja e listave por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.
Sipas Palokës, argumentii mazhorancës se koalicionet ndërlikojnë fletën e votimit nuk qëndron pasi e njëjtasituatë do të jetë edhe nëse këto parti garojnë më vete në zgjedhje.
Paloka: Kur ju thuhet të hapim listat por mos prish koalicionet. Thuhet që bëhet shumë e madhe fleta e votimit. Po nëse këto parti hyjnë veç e veç nuk do të jenë me lista? Përdorin argumenta që bien sapo dalin. Edhe njeriu më naiv e sheh lojën që po bëhet, Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe këto janë përpëlitjet e fundit.
Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana