Rama "kërcënon" opozitën: Reflektoni! Listat do të hapen nga Kuvendi me ose pa ju!

Refuzimit të opozitës jashtëparlamentare për të diskutuarmbi ndryshimet kushtetuese në Këshillin Politik mbledhjen e pasdites së sotmeka sjellë edhe paralajmërimin e kryeministrit Rama.

Në një postim në twitter, Rama thotë se refuzimipër të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuarrealitetin dhe kjo sipas tij është një sëmundje tanimë e vjetër e opozitësjashtëparlametare.

Ndërsa shpreh keqardhjen, Rama e thotë prerazi se me ata apopa ata, Parlamenti do të vendosë edhe për ta, si sot si në 30 korrik.

"Reflektoni miq, listat do hapen" apelon ai.

Opozita e tha prerë sot pas mbledhjes së Këshillit Politikse çdo ndryshim që ka lidhje me zgjedhjet do të duhet të miratohet nga KëshilliPolitik në të kundërt minon marrëveshjen e 5 qershorit të miratuar sot nëKuvend.