Paloka: Rama me heqjen e koalicioneve mendon se del forcë e parë, që më pas të blejë deputetë
Ish-deputetin e PD-së, Edi Paloka Këshilli Politiktha se Këshilli Politik nuk e ka mbaruar punën e tij.
I ftuar në RTV Ora, Paloka u shpreh se përpikat që duhen detajuar po vazhdon dialogu.
Ndërsa për ndryshimet kushtetuese, ai tha senuk mund të ndodhin në mënyrë të njëanshme.
Paloka: Këshilli politik nuk e kambaruar punën e tij. Edhe sot ka miratuar disa pika që është rënë dakord nëparim, por janë kaluar edhe teknikisht. Këshilli bën edhe pjesën teknike, përveçpjesës politike. Dialogu ka të bëjë me këto pika. Ka ende disa pika për të cilatështë rënë dakord, por që nuk janë detajuar. Nëse flasim për ndryshimekushtetuese të njëanshme nuk mund të ketë. Nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nukmund të ndodhë edhe sot parimisht në mënyrë të njëanshme.
Për Palokën Ramës i ra alibia e marrëveshjes meopozitën parlamentare për justifikimin që nuk i kishte votat.
Paloka: Rama këmbëngul me të madhendryshimet kushtetuese që hodh poshtë marrëveshjen e arritur. Nuk ka asnjë rastnë botë, që një ligj i miratuar hidhet poshtë me një ligj tjetër pas një jave. Ramai hodhi ndryshimet kushtetuese si gjoja kompromis me opozitën parlamentare përtë votuar marrëveshjen e 5 qershorit se nuk i kishte votat. Kur i ra kjo alibi,kur 6 deputetë thanë se do ta votojnë, ai ndryshoi strategji. Papritur Rama u bëdashnor i listave të hapura. Pas saj u detyrua që të deklaroi se këto ndryshimei duan shqiptarët.
Ai shtoi se Rama në këtë nismë është kundër ndërkombëtarëve,opozitës dhe shumicës së shqiptarëve.
Paloka: Aventura e Ramës është kundër ndërkombëtarëve, kundër opozitës dhe 80% të shqiptarëve. Ne kemi qenë të qartë në tryezë. Synimi ynë ka qenë që të eliminohet sa amë shumë mundësia e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve. Ndërsa Don Kishoti thotë se nuk pyet për ndërkombëtarët, as për Gjermaninë, as për SHBA-në, se për negociatat nuk pyesin. Kërcënimi më absurd që mund t’i bëhet Ramës, është që t’i thuash se po nuk e bërë këtë, nuk të hapim negociatat. Po diskutohet për shqiptarët që të rikthehen vizat.
Rama mendonse duke hequr koalicionet që me shit-blerje të dalë parti e parë, por sot nuk ështëparti e parë, sepse ka shumë diferencë me PD-në. Ai do të prishë koalicionetparazgjedhore që më pas të bëjë koalicione paszgjedhore me pazare, ku deputetëtshiten si lopë.