Ngjela: Ndryshimet kushtetuese do votohen si marrëveshja e 5 qershorit

Ndërsa mbetetedhe një javë deri në miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, avokatiSpartak Ngjela shpreh bindjen se ato do të votohen siç edhe kaloi sot marrëveshjae 5 qershorit e dakordësuar mes PS-së dhe opozitës së bashkuar.

Ngjela: Situata nuk është ndonjë problem porështë frika e PD-së që e krijon këtë situatë. Këta harrojnë që parlamentarizëmdo të thotë votë në parlament. PS nuk i ka votat në parlament për të votuarmarrëveshjen e 5 qershorit. E plotëson opozita parlamentare, por këta nuk evotojnë nëse nuk u plotësohet kërkesa  përndryshimin e sistemit. PD flet kot, nuk ka numër. Çfarë ju duhet këtyre të PS-sëqë bëjnë bisedime me këta që kanë ikur nga Parlamenti? Ata kanë abuzuar me votënqë ju kanë dhënë përkrahësit. Çfarë arritën duke ikur nga Parlamenti, arritëndemokracinë? Jemi përballë kësaj situate. Do bëhet marrëveshja e 5 qershorit,do mbarojë dhe kërkesa që ka opozita parlamentare.

Në njëintervistë për Ora News, Ngjela vlerëson se hapja e listave do të ishte një hapdrejt demokracisë ndërsa shton se nuk e prekin sistemin.

Edhe pse Rama përqafoinismën e opozitës parlamentare për listat e hapura, Ngjela thotë sekryeministri në thelb nuk e do një gjë të tillë por nuk ka një zgjidhje tjetër.

Ngjela: Do të ishte një hap përpara drejt demokracisë. Në Shqipëri që nga viti 1991 është bërë vetëm 1 votim i lirë. Atë e ka bërë presidenti komunist ndërsa këta nuk kanë bërë asnjë votim i lirë pasi janë vetëm hajdutë votash. Duhet të kemi parasysh një gjë, pa një pushtet gjyqësor të pavarur nuk ka zgjedhje të lira. Po të ketë pushtet gjyqësor të pavarur të arrestojnë direkt. Ne presim Byronë Kombëtare të Hetimit të zhvillohet. Listat e hapura janë votat e popullit.

Gjithashtuavokati Ngjela u shpreh se Partia Demokratike nuk i pranon listat e hapura pasiBasha dhe grupi i tij nuk dalin deputetë pasi nuk i do populli.

Ngjela: Opozita parlamentare bëri mirë që kërkoi ndryshimin esistemit. E më pas thanë që marrëveshjen tuaj nuk e votojmë. Nëse nuk votohetmarrëveshja atëherë ka degradim të procesit për anëtarësimin e Shqipërisë nëBE. Çfarë i prish PD-së fakti i listave të hapura? Asgjë. Deri në vitin 1998 nekemi qenë kështu. Kurdo që ka pasur ndryshime, të fundit kanë qenë turp. Deri nëmomentin që është ndryshuar kushtetuta ne kemi qenë me këtë ligj. Basha dhegrupi i tij nuk dalin dot me listat e hapura pasi nuk i do populli. As Rama nuki do po nuk ka çfarë të bëjë se këto i kanë vendosur kusht. Gjithë këtë hap përparapo e merr opozita parlamentare. Ajo e ka kusht juridik dhe ligjor. Parlamentetbëjnë të gjithë kompromise në të mirë të votimit. Ata janë jashtë parlamentit, ështëturp historik dhe vijnë e shesin dhe dëngla. Këta nuk pranuan kërkesën e ODIHRpër depolitizimin e administratës. Dhe opozita parlamentare i kapi mat duke i vendosurkusht listat e hapura.  Minimalisht 40 përqinde lidershipit të PD-së përfshirë dhe Bashën nuk dalin. Kush i voton ata? EdheRama i rrezikuar është por nuk ka çfarë të bëj. Ai ose do të duhet shpërbëjëparlamentin për të shkuar në zgjedhje ose të pranojë kërkesat e këtyre. Ramarrezik e ka për të dalë me listat e hapura pasi ka rrezikuar themeluesit e PS.Basha i ka hequr të gjithë. Kam kontrolluar me vëmendjen qëndrimin eambasadores Yuri Kim. Lista e hapur nuk e prek marrëveshjen. Bisedimet me Ramënnuk kanë dalë të gjithë. Rama nuk shkon dot në ekstrem e të çojë nëdestabilizim të Shqipërisë.

Intervista në studio me gazetarenMatilda Mcini, përgatiti Endi Mullaj