Lami: Listat e hapura nuk e bëjnë as më të fortë e as më të dobët Ramën, nuk është problem sistemi
Në një intervistë për Ora News, pedagogu RolandLami tha se listat e hapura nuk e bëjnë më të fortë apo të dobët Ramën.
Për Lamin ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhennë kohë pandemie dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.
Lami: Ne kemi pasur më parë sistemi qëlejonin që të kishim individë të fortë, por nuk është se na kanë shkëlqyer apozëri i tyre kundërshtues ka qenë kundër liderit. Nuk mjafton vetëm një elementteknik që të ndryshojë një sjellje që e shohim kudo. Ne kemi një autoritarizëmqë është kthyer në sistem dhe do të duhet shumë kohë që të ndryshohet. Për mulistat e hapura, nuk e bëjnë as më të fortë dhe as më të dobët Ramën.
Ndryshimetkushtetuese po bëhen me pak debat publik në lidhje me nevojën e një ndryshimizgjedhor të tillë. Parimisht ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen në kohë pandemiedhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu nuk mund të bëhen pa njëopinion nga Komisioni i Venecias. Nuk do të dojë që kjo gjë të ndodhte në 30korrik.
Lami u shpreh se çdo marrëveshje jashtë këshillitpolitik e prish marrëveshjen e 5 qershorit.
Lami: Besoj se nëse kjo gjë ndodh, dotë prishet marrëveshja e 5 qershorit. Nëse Rama ka kaluar nga parlamenti derite Këshilli Politik, indirekt ja legjitimuar vlerën e këtij këshilli, do të thotëse është një detyrim i vendosur nga ndërkombëtarët, që e kanë ndërtuar atë dukegarantuar prezencën e opozitë jashtëparlamentare. Çdo marrëveshje që kalonjashtë këshillit politik lë të kuptohet se nuk përfshihet opozita jashtë parlamentidhe në këtë kuptim çfarë vlere do të kishte kjo marrëveshje.
Ndërsa referuar sistemit me lista te hapura,Lami tha se ligjërisht partitë do të mund të bëjnë koalicione, por praktikishtdo ta kenë të pamundur.
Lami: Nëse vendoset sistemi me listate hapura dhe partive u jepet mundësia që vetë partitë të vendosin nëse duan tëkenë koalicione apo jo, ligjërisht ato do ta kenë të drejtën, por realisht dota kenë të pamundur që t’i formojnë sepse do të përfshihen në këtë listë një numërshumë i madh deputetët duke e bërë fletën e votimit me shumë faqe. Kjo do të vështirësonteleximin dhe do të krijonte vështirësi në orientimin e votuesit. Nëse mbahet kjoformulë partitë mund të bien dakord që të kenë një numër proporcional tëdeputetëve.